blog-image

Nxehtësite e verës dhe vështirësitë e frymëmrrjes.

2019-07-21 12:34:12
@Shëndetësia

Disa mësime për ta evituar përkeqësimin e gjendjes tuaj te frymëmarrjes dhe nxehtësisëShmangni nxehtësinëNëse parashikohet një valë e nxehtë, mos dilni jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës, normalisht nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Nëse duhet të dilni, planifikoni ditën tuaj rreth mëngjesit ose mbrëmjes kur ajri është më i freskët dhe cilësia e ajrit është më e mirë. - Kur jeni jashtë, ecni në hije dhe shmangni rrugët kryesore dhe rrugët e zëna nëse mundeni. - Qëndroni larg nga përcëllima e dielliNëse keni nevojë të dilni gjatë ditës, mos u qëndroni në diell gjat. - Vishni rroba të lehta, të ftohta dhe një kapelë. - Vër syze dielli - ato të mbështjellura janë një ide e mirë, do të mbrojnë lëkurën tuaj nga dielli dhe do të ndalojnë marrjen e polenit në sytë tuaj. Disa antibiotikë si doxycycline, dhe ilaçe si pirfenidoni, mund t'ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj dritës së diellit. - Nëse jeni duke marrë një nga këto medikamente, ju do ta ndjeni nxehtësinë më shpejt, prandaj sigurohuni që të mbuloni dhe të mbani krem të diellit me faktorë të lartë. - Gjithmonë kontrolloni fletëpalosjen e informacionit që erdhi me ilaçin tuaj. - Paketoni gjërat e domosdoshme. Nëse po dilni, merrni një qese të domosdoshme, përfshini çdo mjekim që mund t'ju nevojitet, shumë ujë dhe një flladitëse, pini shumë ujë dhe lëngje gjat ditës edhe nëse nuk ndjeheni te etur, sepse do t'ju ndihmojë të jeni më të qëndrueshëm. - Mbajeni shtëpinë tuaj te freskët. - Mbyllni roletat e dritareve para se të bie djelli në dritaret dhe të hyjë nxehtësia brenda. - Kondicjoneri do te ju ndihmojë nëse mbani nje temperaturë konstante dhe ti mbani dyert mbyllur. - Për çdo vështirësi te pazakontë konsultohuni me doktorit e lagjes.

Autor: eshendetesia.com



Radio