blog-image

14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit

2019-11-12 15:52:00
@Laboratori NORMA

Me 14 nëntor, Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë pandemi të re globale. Në mbarë botën 415 milionë të rritur jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose një në dhjetë të rritur në vitin 2040. Personat me faktor rreziku për diabet janë: - të rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë, - personat që kanë të afërm me diabet, pra kanë histori familjare, - femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg, ose kanë pasur në shtatzanitë e mëparshme diabet shtatzanie, - personat që vuajne nga Hipertensioni arterial, - personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës, - personat që janë diagnostikuar më parë me pre diabet. Është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i personave me diabet. Ka shumë raste të pacientëve me diabet të cilët në momentin e diagnostikimit kanë edhe komplikacione kronike, madje mund të diagnostikohen me diabet nga komplikacionet e tij. Kontrolli i nivelit të glikemisë rekomandohet tek të gjithë të rriturit. Kujdesuni për shëndetin tuaj! Laboratori Norma, Rr. Malush Kosova, Lokali 5, Prishtinë (Nga Farmedi, përballë hyrjes për QKUK) Tel: 045102100, 045102120, 049559971

Autor: Laboratori Norma



Radio