blog-image

Përdorimi i tepërt i kompjuterit i lidhur me shëndetin e dobët të gojës tek adoleshentët

2019-12-13 15:20:10
@Dental G

Tri ore perdorim i kompjuterit/telefonit cdo dite eshte e mjaftueshme per t'u rrezikuar nje adolenshent nga shendeti i dobet oral,zbulon nje studim i ri. Nje ekzaminim i me shume se 1,500 18-vjecareve tregoi se ata qe shpenzojne me shume kohe ne kompjuter/telefon kane shume me shume gjasa te lene pas dore shendetin e tyre oral. Studimet zbuluan se ata qe kalonin kohe me shume ne kompjuter/telefon me rralle i pastronin dhembet, dhe vizitonin me pak dentistin. Rezultatet jane vecanerisht shqetesuese per djemte, ku pastrimi i dhembeve 2 here ne dite ka rene nen 50% tek ata adoleshente qe rrijne shume para kompjuterit/telefonit. Gjetjet e metejme treguan se te rinjte me perdorim te tepert te kompjuterit jane deri ne 25% me te prirur te vuajne nga gjakderdhja e mishit te dhembeve dhe pothuajse dy here me shume kane gjasa te mungojne ne shkolle per shkak te problemeve dentare. Dr.Nigel Carter OBE, kryeshef ekzekutiv i Fondacionit te Shendetit Oral,beson se keto rezultate mund te ndihmojne qe edukimi mbi rrezikun nga perdorimi i tepert i kompjuterit te adoleshentet te perfshihet ne programet arsimore qe promovojne menyren e shendetshme te jeteses. Edhe pse shpesh interneti dhe video lojerat japin nje zbavitje te domosdoshme,eshte e rendesishme qe te rinjte ta kene prioritet shendetin. Pastrimi i dhembeve 2 here ne dite nga 2 minuta me paste qe permban fluor eshte menyra me efektive per mirembajtjen e higjienes orale dhe dhe qendrimit larg semundjeve te dhembit. Gjetjet e tjera te ketij studimi zbuluan se sa me shume kohe te kalojne adoleshentet para kompjuterit/telefonit aq me shume sheqer ata konsumojne. Keta adoleshente gjithashtu kishin me shume gjase te mos hanin mengjesin fare dhe te konsumonin me pak peme dhe perime. " Duke ulur perdorimin e ushqimeve te pashendetshme (snacking) dhe sheqerit te demshem,dhembet jane me pak te prirur te prishen. Zevendesimi i sheqerit me mundesi te tjera te shendetshme gjithashtu duhet te inkurajohet te ata. Pijet e gazuara paraqesin nje rrezik te vertete,prandaj duhet zevendesuar me qumesht ose uje si alternative miqesore ndaj dhembeve." pohon Dr. Carter. Perktheu dhe pershtati: Dr. Genc Tahiri- Doktor i Stomatologjise Burimet: 1.Olzak-Kowalczyk, D., Tomzcyk, J., Gozdowski, D., and Kacmzarek, U.(2019) 2.Public Health England,Health matters

Autor: Dr.Genc Tahiri



Radio