blog-image

Vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësorë në Kosovë.

2021-04-07 16:18:08
@Ministria e Shëndetësisë

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2. Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. https://tinyurl.com/rhjbx2u7

Autor: Ministria e Shëndetësisë



Radio