blog-image

Iu shua një yll Urologjisë së Kosovës!

2022-04-20 11:07:30
@Shëndetësia

Në moshën 67 vjeqare ndërron jetë Prim. Mr. Sci. Dr. Shevqet Mehmeti, një urolog i shkëlqyeshëm, një profesor i dashur, një natyralist i pasionuar, një kolektor i antikës tradicionale shqiptare dhe një mik shumë i mirë. Prim. Mr. Sci. Dr. Shevqet Ramush Mehmeti është lindur me 24. 01. 1955 në Gilan. Shkollen Fillore kreu në "Musa Zajmi", ndërsa gjimnazin "Zenel Hajdini" e mbaroi në vitin 1973. Fakultetin e medicinës e mbaroi në Universitetin e Beogradit në paraafat në vitin 1978. Në vitin 1976 si student fitoj "Dhurata e Tetorit" në qytetit të Beogradit. Në periudhën e viteve 1981-1985 mbaroj specializimin për Urologji tek akademiku i mirënjihur Prof. Dr. Sci. Lubomir Çeçuk, pranë Qendrës Klinike Universitare "Rebro" të Zagrebit. Në vitin 1984 përfundoi studimet post-universitare nga Urologjia te Prof. Dr. Sci. Mladen Vidoviq. Në vitin 1985 përfundoj nga Ultrazëri Klinik te Prof. Dr. Sci. Roko Zhivkoviq. Në vitin 1985 për herë të parë bëhet hapja e repartit të urologjisë në Gilan nga Dr.Shevqet Mehmet, ndërsa me 1987 e hapi kabinetin e ultrazërit. Me 15. 11. 1986 në kongresin e parë të ultrasonistëve të Jugosllavisë, zgjedhet anëtarë i kryesisë në qytetin e Osijekut. Dr. Shevqet Mehmeti është autor i 47 punimeve shkencore në revistat shkencore në Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Slloveni dhe Turqi. Në vitin 2002 hapë ordinancën private urologjike dhe ka fituar tre herë radhazi dhuratën që ndahet nga komuna e Gilanit. Dr. Shevqeti Mehmeti është ambasador i paqës nga viti 2019. Shoqata e Urologjisë të Kosovës i ndanë mirënjohje 2 herë radhazi, ndërsa në vitin 2021 merr mirënjohje edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Ne perioden pas vitit 1985 ka qenë mësimdhënës në shkollën e mjeksisë në Gjilan ku një gjenerate i jep lëndën e anatomisë, një gjenerate kirurgji në gjuhën shqipe, një gjenerate tjeter jep kirurgji në gjuhën serbe, ndërsa lëndët kirurgji, anatomi, farmakologji u jep tre gjeneratave në gjuhen turke. Në perioden 1999/2002 ka punuar si gazetar dhe redaktor në Radio Victori duke e mbajtë një komunikim mjaft frytdhënë falë njihurive të përgjithshme dhe artit të komunikimit.

Autor: Platforma Dixhitale Medicinale Eshëndetësia.com



Radio