Labirinti | Labyrinth

Qendra për Shërbime Psikiatrike


Labirinti | Labyrinth




Shërbimet



Mirë se vini në Qendra “Labyrinth” Labirint Qendren "Labirint" është e themeluar në vitin 2002, Qendra “Labyrinth” merret me parandalimin e abuzimit të drogave dhe alkoolit, trajtimin e varësisë nga drogat dhe alkooli, si dhe zvogëlimin e dëmeve që lidhen me injektimin e drogave. Në kuadër të qendrës “Labyrinth” funksionojnë tri qendra: Qendra në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren. Sektori i parandalimit, i  cili funksionon në kuadër të qendrës “Labyrinth”,  merret me informimin dhe edukimin e përdoruesve të drogës si dhe opinionin e gjerë, me fokus të veçantë te të rinjtë, për drogat dhe rreziqet të cilat i sjellë abuzimi i tyre. Në kuadër të këtij sektori, realizohen projekte të ndryshme edukative dhe informuese për të rinjtë, si dhe ofrohen trajnime psiko-sociale për OJQ-të dhe OQ-të. Sektori i trajtimit, i cili përbëhet nga profesionistë të fushës së mjekësisë dhe psikologjisë, merret me trajtimin e varësisë nga drogat dhe alkooli, duke përfshirë këshillim, psikoterapi, farmakoterapi, Terapi Mbajtëse me Metadon, detoksikim ambulantor për drogat opiate, si dhe teste të shpejta të detektimit të drogës në organizëm Labyrinth është i liçencuar nga Ministria e Shëndetësisë për shërbimet psikiatrike dhe të psikologjisë klinike me emrin “Ambulanca Specialistike e Psikiatrisë dhe Psikologjisë Klinike”(Nr./Br. 46/2017), si dhe është e pajisur me liçencën për Operim me Narkotik, nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, L6i-010. Drejtor ekzekutiv Safet Blakaj Ekspertiza profesionale dhe edukimi: Studime bachelor dhe master në Defektologji në Universitetin e Beogradit, Specializimi në lëminë e Adiktologjisë/Varësisë; Përvoja klinike: Që nga viti 1997, edhe sot vazhdon të punoj ne programet parandaluese dhe të trajtimit me përdorues të drogave; Konsulent në burgjet e Kosovës (11 vite përvojë)







Dita
Orari
E hënë
10:00 - 17:00
E martë
10:00 - 17:00
E mërkurë
10:00 - 17:00
E enjëte
10:00 - 17:00
E premte
10:00 - 17:00

Biznesi:
Labirinti | Labyrinth

Adressa:
Rr. Gazmend Zajmi nr42

Shteti / Qyteti / Qytetëza :
Kosovë → Prishtinë → Aktashi

Ueb faqja e internetit:
http://labirinti-ks.org

Voto biznesin