Spitali "Sheikh Zayed" Vushtrri

SPITALI I PËRGJITHSHËM NË VUSHTRRI


Spitali "Sheikh Zayed" Vushtrri




Biznesi nuk ka regjistruar ndonjë departament



Një nga beneficionet që qyteti i Vushtrrisë ka fituar nga donacionet është vet Spitali Sheikh Zayed Vushtrri – spital i përgjithshëm që shërben për popullatën e këtij regjioni. Që nga 1999 kur trupat e KFOR-it të EBA-ve u përqëndruan në Vushtrri qëllimi i tyre i vetëm ishte të ndërtohet spitali për këtë anë. Kështu që pas shumë peripetive ky projekt u realizua në saje të donacionit të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysëm Hënës së Kuqe të EBA-ve, e ndërtuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e nënshkruar më 26 nëntor 2001, nga përfaqësuesit. Inaugurimi i spitalit është bërë më 17 Janar 2003. Që nga kjo kohë spitali jonë është pike referuese e mbi 300000 banorëve të Vushtrrisë me rrethinë. Spitali pas shumë peripetive duke iu falenderuar Kuvendit Komunal të Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoratit të Shëndetësisë, administratës së UNMIK-ut në Vushtrri të asaj kohe gjegjësisht vet administratorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, filloj punën e vet me pacienta në muajin maj 2003, ku ofronte shërbime ambulantore, ka funksionuar materniteti (lindorja), reparti i meshkujve dhe reparti i femrave, si dhe reparti i pediatrisë. Nuk funksionte kujdesi intenziv si dhe salla operative. Objekti në tërësi ka ofruar shërbime të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër. Në bazë të konkursit që ka qenë i shpallur nga KK-i Vushtrrisë në spital pranohen 106 punëtorë edhe pse konkursi ka qenë për 137 vende pune. Qysh atëhere ky numër nuk është plotësuar edhe deri më tani. Si rrjedhojë e kësaj është dashur të bashkëpunojmë edhe me qendrat tjera spitalore ku kemi hasur në mirëkuptim dhe janë nënshkruar shume marrëveshje bashkëpunimi. Në marrëveshje me Qendrën Klinike Universitare Klinika Kirurgjike ofron 5 ekipe nga 3 kirurg të përgjithshëm si dhe 1 kirurg i fëmijëve. Ata kanë shërbyer nga mars 2004 deri dhjetor 2004. Në marrëveshje me QKU- Klinikën interne specializantët e regjionit tone mbajnë kujdetaritë e tyre në spitalin tone. Në marrëveshje me spitalin e Mitrovicës ajo ofron kuadër të mesëm profesional si infermier për repartin e kirurgjisë, kujdes intenziv, trakt operativ, shërbimin e transfuzionit, kuadër të lartë profesional – transfuziologe, operative gjinekologjike – ku 2 ditë pune gjinekologet me anesteziolog kanë kryer lindjet cezariane këtu në spitalin tone në sallat operative. Po ashtu një bashkëpunim i mirëfillët është edhe në mes të Spitalit Sheikh Zayed dhe QKMF-Vushtrri ku shumë nga shërbimet e Kujdesit primar janë kryer si shërbime të përbashkëta në bashkëpunim me kuadrot tona. Një bashkëpunim i tillë ka qenë në: shërbimin e emergjencës me logjistikë ku në rast nevoje 2 nga anesteziologet me reanimacion ofrojnë ndihmë pacientëve, ky bashkëpunim ende vazhdon laboratori biokimik- ka ofruar shërbime edhe për pacientët spitalor; rentgeni – i tërë stafi i mesëm profesional në shërbimin e rentgenit ka ofruar shërbime edhe për pacientët spitalor; mami – 1 nga mamit e QKMF ka ofruar shërbime pacientëve spitalor. në këtë mënyrë kemi arritur që të gjithë së bashku ta bëjmë funksional spitalin tone dhe jemi në çdo aspekt (për shërbime që ofrojmë) krahas spitaleve tjera që janë me traditë shumë vjeqare. Tani spitali shërbimet i ofron nga vet punëtorët e vet si: laborator, rentgen, mamografi, vetëm shërbimi emergjent ka mbet të jetë nën menaxhimin e QKMF- Vushtrri por që me hapësirë është në kuadër të spitalit.




Ky biznes nuk ka regjistruar pamje 360°




Dita
Orari
E hënë
07:00 - 17:00
E martë
07:00 - 17:00
E mërkurë
07:00 - 17:00
E enjëte
07:00 - 17:00
E premte
07:00 - 17:00
E shtunë
07:00 - 17:00

Biznesi:
Spitali "Sheikh Zayed" Vushtrri

Adressa:
Rr. Skenderbeu

Shteti / Qyteti / Qytetëza :
Kosovë → Vushtrri (Vuçitërnë) → Qendër

Ueb faqja e internetit:
http://shskuk.org/spitali-i-pergjithshem-ne-vushtrri/

Voto biznesin