blog-image

Pse ia vlen rrëmuja kur fëmijët lozin në baltë!

2023-02-14 10:27:46
@Shëndetësia

Çfarë është loja me baltë? Kur përmendet balta, na kujton lëkurën e vrazhdë nga zvarritjet. Pavarësisht nëse fëmija luan në park lojërash ose në oborrin tuaj të shtëpisë, rrëmuja me baltë është ndoshta ajo nga e cila dëshironi që fëmija juaj të qëndrojë larg, por lavatriçet pikërisht për këtë gjë janë prodhuar. Gjat lojës fëmijët gërmojnë, grumbullojnë, ndërtojnë figura, kërcejnë, spërkasin dhe rrëshqasin në baltë, madje ata hedhin baltë edhe nëpër mure! Një gjë vërtet e mirë është se balta është falas dhe gjindet kudo. Përfitimet e lojës me baltë Nëse jeni të shqetësuar se mikrobet në baltë mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës tuaj, ekspertët konfirmon se loja në baltë mund të jetë e shëndetshme për fmëmijën tuaj në më shumë se një mënyra. Përfitimet e lojës me baltë për fëmijët përfshijnë: Sistemi imunitar më i shëndetshëm Mikrobet që gjenden në baltë mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës suaj. Në fakt, të jetosh (dhe të luash) në një mjedis shumë të pastër mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të tilla si alergjitë dhe astma. Kjo është një ndër shumë arsyet pse duhet të krijohen mundësitë që fëmijët sa më herët të fillojnë lojën me baltë! Deri në 50 për qind e fëmijëve mund të kenë sëmundje që shkaktojnë frymëmarrje dhe probleme të tjera gjatë 3 viteve të para të fëmijërisë. Hulumtimet shkencore mbi fëmijët e vegjël që jetonin në mjedise urbane raportuan se ata që ishin të ekspozuar ndaj mikrobeve shtëpiake si dheu, balta, pluhuri i dheut dhe alergjenë të tjerë specifikë, kishin një rrezik shumë më të ulët për të zhvilluar alergji të ndryshme dhe imuniteti i tyre ishte shumë më i madh sesa tek fmijët që kishin një pastërti të lartë me preparate kemikale. Loja me baltë është një mënyrë për ta ekspozuar fëmijë tuaj ndaj këtyre mikrobeve të dobishme. Një tjetër studim i vogël nga 2016 zbuloi se fëmijët që u rritën në ferma joindustriale kishin më pak gjasa të zhvillonin astmë sesa ata që nuk ishin. Shëndeti i zorrëve Loja me baltë mund të ndihmojë në rritjen e diversitetit të baktereve miqësore në trup. Një studim mjekësor në Finlandë zbuloi se fëmijët në çerdhe që luanin në oborre me tokë dhe bimësi kishin më shumë lloje të baktereve të zorrëve sesa fëmijët në çerdhe me oborre që kishin më pak hapësirë natyrore. Shëndeti emocional dhe kreativiteti Loja me baltë i lejon fëmijët të lidhen dhe të ndërveprojnë me botën natyrore që i rrethon. Ai i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi prekëse me lojën shqisore. Loja me baltë dhe aktivitete të tjera në natyrë jo vetëm që i largojnë ata nga ekranet, por u japin fëmijëve ajër të pastër, stërvitje dhe rrezet e diellit. Loja me baltë është gjithashtu një mjet mësimor që mund t'i ndihmojë fëmijët të nxisin kreativitetin, imagjinatën, mësimin e pavarur dhe punën në grup. Mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e aftësive të ndërtimit dhe zgjidhjes së problemeve. Disa ambijentalist kanë sugjeruar gjithashtu lojën me baltë si një mjet të rëndësishëm mësimor që mund të adresojë edhe kompleksitete tjera si zhvillimi i natyrshëm e gjinisë së fëmijëve. Aktivitete për lojë me baltë Ofrimi i mundësive të lojës me baltë për fëmijën tuaj mund të jetë po aq i thjeshtë sa ta nxirrni jashtë pas një dite me shi për të eksploruar pellgje me baltë. Ose nëse preferoni ta mbani baltën pak më të kontrolluar, lëreni fëmijën tuaj të luajë me baltën në një kovë të cekët ose në një tas të madh në verandë ose në banjë. Disa këshilla të tjera: Lëreni fëmijën tuaj të vendosë se sa i çrregullt dëshiron të bëhet. Mësojini të mos hedhin baltë tek fëmijët e tjerë (ose ndaj jush). Vishuni për tu ballafaquar me rrëmujë balte. Sigurohuni që fëmija juaj të dijë se duhet të veshë mbathje që janë të përshtatshme për lojën me baltë. Jepni disa mjete pune dhe pajisje të kuzhinës si enë plastike ose lugët, makinat ose kafshët e vogla plastike. Lejoni fëmijët të punojnë kifle, biskota, tulla balte apo të ndërtojnë një shtëpi apo fortesë nga balta. Lejoni fëmijët të bëjnë gara vrapi apo me lodra në balte. Gjithashtu balta i ndihmon fëmijët të mësohen me mjedisin e tyre natyror dhe të luajnë jashtë (dhe larg ekraneve). Mos u shqetësoni se balta është "e pistë". Ekspozimi ndaj disa mikrobeve dhe baktereve të mira në fëmijërinë e hershme mund të krijojë sisteme imunitare më të shëndetshme që janë më pak të prekshme ndaj alergjive dhe sëmundjeve të caktuara. Mjekët sugjerojnë të filloni lojën me baltë herët, ndaj nxirreni fëmijën tuaj jashtë dhe lëreni të luajë me baltën. Për sa kohë që ata nuk hanë shumë baltë dhe shmangin lëndimet, loja me baltë është përgjithësisht e sigurt dhe e shëndetshme.

Autor: Eshendetesia.com



Radio