job-image

Gjinekologe

Human Care

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinacimit në mes të Human Care dhe Komunës së Mamushës për implementimin e projektit: "Shëndet dhe mirëqenie sociale, edukim dhe ambient të pastër për të gjithë", shpallë këtë: K O N K U R S Titulli i punës: Gjinekologe (mjeke specialiste e gjinekologjisë) Nr. i ekzekutuesve: 1 (një) Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: - Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së në Komunën e Mamushës një herë në javë (përcaktimi i orarit sipas marrëveshjes); - Siguron diagnostifikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse. - Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP - I përmbahet etikës mjekësore - Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës. - Të ketë vetë iniciativë dhe t’i përmbahet etikës mjekësore. - I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së.. - Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia; - Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie; - Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF-së; Mënyra e aplikimit: Të gjitha kandidatet e interesuara mund ti dërgojnë CV-në, në këtë email adresë: humancarerks@gmail.com Konkursi është i hapur nga 25.12.2019 deri 05.01.2020, kandidatet e listës së ngushtë do të thirren për intervistë.


info@hckosovo.org
038244414

Radio